Jeta është një udhëtim, prandaj të bëhesh një person i mirë pavarësisht çdo gjëje që hasim rrugës duhet të jetë një qëllim në vetvete. Bëhu versioni më i mirë i vetes tënde për vetën tënde në radhë të parë dhe më pas për njerëzit e tu të dashur, që të lesh tek ta vetëm kujtime të bukura. Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin janë renditur pikërisht disa gjëra që mund t’iu orientojnë se si të bëhemi versioni më i mirë i vetes sonë:

1. E di që për shumica nga ju është e vështirë, por duhet të falni.

2. Kontrolloni nervat tuaja, duhet t’i lesh mënjanë, aq më tepër kur ua shprehni njerëzve që nuk kanë asnjë faj.

3. Qëndro i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë.

4. Ndihmo të tjerët dhe dëgjoji ata.

5. Gjithmonë dhe pavarësisht çdo gjëje qëndro i sjellshëm.

6. Qëndro vetvetja, duke ruajtur individualitetin tënd.

7. Qëndro i hapur ndaj ndryshime. (Provo nje restorant të ri, vizito një vend që se ke shkelur më parë ose bëj atë që ke pasur frikë gjithmonë për ta bërë).

8. Edukoje veten (shiko një film, një dokumentar, lexo një libër, revistë etj.)

9. Surprizoji njerëzit. (Me një dhuratë të vogël, me dy bileta për në kinema apo një darkë jashtë)

10. Komplimento veten çdo mëngjes. Nëse qëndron pozitiv dhe i lumtur me veten, atë do e përçosh edhe tek të tjerët./e.e