16 kompani në qytetin e Fierit kanë shpallur 1194 vende të lira punë, në panairin e punës në këtë qytet.

Pozicionet e punës të shpallura nga këto kompani ishin të ndryshme dhe me pagesa sipas profileve, lajm i cili u bë i ditur nga Kryeministri në takimin e tij me banoret e qarkut Fier.

“Në panairin e punës në qendër të bashkisë së Fierit ishin të afishuara 1194 vend të lira pune nga 16 kompani dhe bëhet fjalë për vende pune të profileve të ndryshme që nga rojet apo punonjësit e thjeshtë, deri te inxhinier elektronik, inxhinier mekanik, inxhinier ushqimi, teknolog” tha Rama.

Rama vendosi theksi te të punësuarit nga zyrat e punës në Fier, kur rezulton një numër i larte të punësuarish.

“Dhe është me shumë rëndësi të nënvizohet se përsa i përket programit tonë të punësimit përmes zyrave të punës, Fieri është një nga zonat ku numri i të punësuarve nga zyrat e punës është më i larti”, tha Rama në vijim.

Nga ana tjetër, u shpreh Rama se “është po ashtu me rëndësi të nënvizohet se në të gjithë paketën e programeve për investimet në këtë zonë dhe në tërësi për tre vitet e ardhshme, theksi përsëri është te rritja e mëtejshme e punësimit.