Dëshironi një zotëri në shtëpinë e prindërve, apo një bishë në dhomën e gjumit?
Jep bashkish mirë. Njerëzit bujarë janë bujarë kudo. Nëse jep pak bakshish në një lokal, nuk do të ulet në gjunjë para jush. Mos prisni seks oral.

Merr mendimin tuaj dhe ju dëgjon. Nëse ju pyet se çfarë mendoni dhe se si ndjeheni, këto cilësido të transferohen edhe në dhomën e gjumit. Edhe në kuzhinë. Edhe në tavolinën e punës. Edhe në dush. Edhe në oborrin e shtëpisë. Mund të bëni seks kudo!
Eksperimenton me ushqimet. Nëse është aventurier dhe I larmishëm kur është punë për të ngrënë darkë, ka shumë mundësi të jetë kështu edhe në shtrat. E keni dëgjuar shprehjen: Çelsi I orgazmës së një femre kalon nga stomaku I partnerit të saj?!

Ju prek shumë. Edhe ky është një tregues. Nëse keni pranë një mashkull që nuk ju kap kurrë për dore, ka shumë mundësi që të mos i pëlqejë as t’ju prekë në zonën intime.
I pëlqen akullorja me çokollatë. Më mirë të mos e vini në dyshim pseudoshkencën. Edhe mund ta bëni, por është më mirë ta pranojmë se akullorja me çokollatë është më e mira.
Mund të vallëzojë. Nëse ka ritëm kur është në një klub nate, do të ketë ritëm edhe gjatë vallëzimit privat në dhomën e gjumit. Merr pikë shtesë nëse kërcen me fëmijiët në një dasmë. Kjo s’ka lidhje me seksin, por meshkuj të tillë janë vërtet të adhurueshëm.

I respekton të gjitha gratë. Meshkujt që nuk sillen mirë me gratë janë një lajm I keq, dhe mund të jeni të sigurta se janë të tmerrshëm në shtrat sepse atyre nuk u intereson partnerja. Nëse partneri juaj ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të ëmën dhe motrat, si dhe partneret e shokëve të tij e adhurojnë, keni të bëni me një mashkull që do t’ju japë orgazma të shumëfishta, e garantuar. (Ndonjëherë do t’ju sjellë edhe lule ditën tjetër. S’ka asgjë të keqe apo jo?!)
Nuk mburret. Ata që I tregojnë të gjitha ato që ndodhin në dhomën e gjumit, përgjithësisht kanë disa mangësi. Po ashtu, nëse mburret me të kaluarën seksuale, është e sigurtë se do ta shpifi në krevat. Siç thotë edhe shprehja “Ata që bëjnë, bëjnë! Ata që s’munden, flasin budallëqe.”
Ju shikon në sy. E kemi fjalën kur nuk ua heq sytë dhe ju shikon ngultazi në vazhdimësi. Përgatituni që të ketë të njëjtin entuziazëm edhe në shtrat.

Vjen erë të mirë. Aroma është një gjë e madhe kur është fjala për tërheqjen. Kështu që nëse nuk ngopeni me aromën e partnerit tuaj, do t’i përpiqni atë kur të jeni vetëm.

Është fleksibël. Jo fizikisht (kjo do të ishte lënduese), por është fjala që mos jetë shumë shabllon në mënyrën se si I bën gjërat. Që të jesh I mirë në shtrat duhet të improvizosh. Disa njerëz pëlqejnë gjëra fikse dhe të tjerë të kundërtat e tyre. Nuk do të donit të ishit me një robot, që di të bëj seks vetëm në një mënyrë, përndryshe I shpërthen truri I tij prej roboti do të shpërthej. Ju duhet një partner që mund ta lërë veten ta drejtoj rryma dhe të ndryshoj deri sa të gjej ritmin perfekt.

I pëlqen të stërvitet. Kjo do të thotë se ai ka atë që duhet për të punuar fort që ta përmbush një detyrë me sukses. Në çdo situatë ai do të përpiqet t’ju kënaq e nuk do të tërhiqet deri sa t’ju jap orgazmën.

Ka patur vështirësi në jetë. Meshkujt që janë shumë të pashëm ose shumë të vlerësuar shpesh bëhen të vetëkënaqur. Ju duhet një partner që ka kaluar disa vështirësi në jetë dhe që e di se ç’do të thotë të përpiqesh për të arritur diçka (diçka=pikën tuaj G).