Çudirat shqiptare duket se nuk paskan fund. Raportohet se dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave në Komisariatin e Policisë në Pogradec.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 02:00 të së hënës, ku agresorët janë ndaluar nga efektivët.

Shtetasit me iniciale S.C. dhe B.S. janë përfshirë në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, në lagjen 5 të Pogradecit, ç’ka solli edhe shoqërimin e tyre në ambientet e policisë.

Gjatë shoqërimit në komisariat, të ndaluarit kanë kundërshtuar dhunshëm efektivët e policisë të cilët edhe pse janë përpjekur t’i izolojnë, nuk kanë mundur t’ja dalin.

Pasi kanë mbërritur në rajon, dy të ndaluarit, kanë thyer dhe dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.j.j