1. Meshkujt që tregojnë histori

Meshkujt që dinë të tregojnë histori të mira u duken veçanërisht tërheqës femrave. Hulumtime të ndryshme kanë treguar se si aftësia e tregimit të rrëfimeve ndikon në tërheqjen e femrave. Sipas hulumtimeve, meshkujt që dinë të tregojnë gjëra dhe të bëjnë muhabet, janë partner potencial për femrat.

2. Humori

Meshkujt që dinë të bëjnë humor dhe që i bëjnë femrat të qeshin janë më tërheqës se sa meshkujt të cilët nuk dinë. Një studim i specialistëve që analizoi 400 njerëz për të menduarit teorik, aftësinë për të bërë humor dhe njohuritë verbale, gjeti se ata të cilët i kishin këto veçori shiheshin nga femrat si njerëz me “gjene të mira” dhe më tërheqës, transmeton Gazeta Express.

3. Meshkujt altruistë

Hulumtime tregojnë se femrat shkojnë pas meshkujve zemërgjerë. Për shumicën e femrave, kjo është më e rëndësishme se sa një pamje e mirë. Kur është fjala për marrëdhënie afatgjate, femrave ju pëlqejnë meshkujt filantropik më shumë se sa meshkujt e bukur. J.J