Një person është në kërkim e të tjerët po punohet për t’i identifikuar pasi mesditën e të martës, në Divjakë kanë marrë peng dhe kanë dhunuar për rreth 3 orë një djalë të ri.
Policia bën me dije se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, teksa nuk jepen motivet e saj.U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.B, 19 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas më datën 10.07.2018, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë. Po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj. Nenet 110 e 25 të Kodit Penal.j.j