30 mijë familje shpëtojnë nga një hall i vjetër!

0

Rreth 30 mijë familje shqiptare i kanë dhënë fund sot një problemi të mbartur ndër vite, që ka të bëjë me hipotekimin e banesave të tyre.

Pikërisht këtij problemi u është dhënë zgjidhje këto vite me shpërndarjen e legalizimeve falas, kudo nëpër Shqipëri. Ky fakt është theksuar edhe nga Kryeministri Edi Rama gjatë një postimi në Facebook. Kryeministri shqiptar nënvizon se nga 30 mijë familje, 18 mijë janë vetëm në Tiranë.

Sipas Ramës, zgjidhja e këtij problemi është në rrugën e duhur dhe kjo do të vërehet edhe në aspektin ekonomik të vendit dhe familjeve.

“Qeveria zgjidhi sot problemin e bartur dhe rënduar në vite të afro 30 mijë familjeve që nuk kanë marrë dot hipotekën e apartamentit, për shkak të shkeljeve në zbatimin e lejes së ndërtimit nga ana e ndërtuesve; të cilët pasi u kanë shitur shtëpinë apo dyqanin, janë larguar pa e hipotekuar dot ndërtimin, duke i lënë pa titull pronësie! Rreth 18 mijë prej këtyre familjeve janë vetëm në Tiranë dhe e vuajnë këtë pasojë prej shumë vitesh pa zgjidhje.

Me këtë zgjidhje, çdo familje mund ta hipotekojë apartamentin FALAS?Dhe padyshim, kjo zgjidhje, ashtu si për krejt procesin e legalizimeve, do të ketë një impakt me rëndësi edhe në ekonominë familjare, lokale e kombëtare.” shkruan Rama

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU