Kercenohet me fishek ne zarf nje i ri ne Fier. Denoncimin e ka bere diten e djeshme, kur rreth ores 7:30, teksa shkonte te makina e parkuar prane baneses, gjeti ne xham nje zarf. Ai ka njoftuar menjehere policine e cila ka nisur hetimet. I riu, pronar i mjetit ka dhene edhe deklarimet e para te tij ne polici per te sqaruar nese ka dyshime tek ndonje person qe mund ti kete lene kete mesazh te koduar.NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.j.j