Gjatë ditës së sotme një person është rrëzuar nga lartësia në Shkodër. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar i cili është me probleme mendore sipas policisë.

Ai ka mundur të shpëtojë por ka pësuar dëmtime të rënda.

“Më datë 14.06.2018 në orën 17:15, jemi njoftuar se në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka rënë nga lartësia e katit të tretë të një pallati shtetasi K. M. 42 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija, Shkodër, i cili vuan me probleme mendore”, raporton polciia.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.j.j