Bazuar në shkencë dhe në statistikë, këto janë shenjat që partneri juaj do t’ju qëndrojë besnik, pavarësisht rrethanave të jetës. Për të arritur këtë besnikëri, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja do të vihen në funksion, ndërsa ju gjithashtu keni rolin tuaj të pashlyeshëm.

Pavarësisht se nuk mund të parashikohet me siguri se cilat do të jenë veprimet e dikujt, studimet mund të ngushtojnë tiparet që janë statistikisht më të zakonshme te njerëzit që tradhtojnë dhe ata që qëndrojnë besnikë.

1 Dërgon në shtëpi të njëjtën sasi parash. Një studim i fundit nga kërkuesit amerikanë tregoi se partnerët kishin më pak gjasa të tradhtonin nëse sillnin të njëjtën sasi parash në shtëpi. Burrat kishin më tepër gjasa të tradhtonin nëse bënin shumë më tepër para sesa partnerja e tyre dhe kishin po ashtu gjasa tradhtie nëse bënin shumë herë më pak para. Ndaj, nëse keni të ardhura pak a shumë të njëjta, statistikat tregojnë se marrëdhënia juaj mund të jetë e qëndrueshme.

2 Shokët e tij janë gjithashtu besnikë. Njerëzit kanë më shumë gjasa të tradhtojnë nëse miqtë e tyre janë gjithashtu tradhtarë të partnereve të tyre. Këtë zbulim e mbështet Gary Newman, autor i librit E Vërteta Rreth Tradhtisë, sipas të cilit një mashkull me shokë besnikë priret të jetë po ashtu besnik. Kjo jo vetëm prej ndikimit që ka shoqëria te njerëzit, por edhe te fakti që dikush gjen veten te miqtë që përzgjedh.

3 Ai ndien dashurinë dhe besimin. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e marrëdhënieve, shumica e burrave nuk tradhtojnë sepse janë të pakënaqur seksualisht. Ata tradhtojnë sepse kërkojnë kënaqësi emocionale te një person tjetër, pasi partnerja e tyre nuk është e gatshme t’ia dhurojë këtë lloj ndjesie.

4 Ai është ekstrovert. Duhet të dini se ekstrovertët kanë më pak gjasa të ndjekin rrymën dhe ndikimin prej të tjerëve. Kërkimet tregojnë se introvertët janë në fakt më të prirë të tradhtojnë sepse kanë më shumë gjasa të bien dakord me dikë që i ofron diçka. Ndaj, edhe nëse partneri juaj është gjithnjë duke njohur njerëz të rinj, ju mund të jenë në pozicion të sigurt.

5 Duket si lloji i mashkullit që nuk tradhton. Sipas një studimi që mori goxha kohë, ju mund t’i besoni instinktit tuaj kur vjen puna te djemtë që duken sikur nuk janë në gjendje të tradhtojnë. Nëse instinkti juaj ju thotë “jo”, atëherë është një ide e mirë ta dëgjoni zërin brenda vetes.j.j