Kënaqësia nuk zgjat vetëm gjatë aktit, por edhe pas tij, ndaj për të ruajtur energjinë pas marrëdhënies, mos i bëni asnjëherë këto veprime:

Të bëni dush vetëm: Të kënaqesh me një dush të nxehtë me partnerin është gjëja më e mirë, por jo vetëm. Shumë çifte pasi të bëjnë seks bëjnë dush ndaras, duke harruar se humori i mirë në të cilin ndodhen pas seksit mund të ndikojë që në dush të arrihet kënaqësia maksimale.

T’i merrni fëmijët në shtrat: Të lejoni të tjerët që ta pengojnë privatësinë tuaj seksuale nuk është gjë e mirë dhe as fëmijët nuk përjashtohen. Shumë nëna kanë tendencë t’i sjellin fëmijët për të fjetur së bashku dhe nëse kjo ndodh pas seksit, mund të bëhet edhe më keq. Kjo mund ta mërzisë partnerin tjetër, i cili ndoshta nuk e ka planifikuar këtë.

Të hani diçka: Të hani bashkë me partnerin diçka mund të jetë mahnitëse para seksit. Por, të shkosh në kuzhinë menjëherë pas seksit dhe të kërkosh diçka për të ngrënë nuk është mirë. Kjo e shkatërron pasonin dhe mund ta bëjë partnerin të ndjehet sikur nuk jeni kënaqur në seks.j.j