Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët është ambicja e qeverisë, që po punon me projekte konkrete

Ujitje dhe kullim në çdo metër tokë ku punojnë fermerët, është ambicia e qeverisë, që po punon me projekte konkrete në bashkëpunim edhe me donatorët e ekspertët e fushës.

Rreth 8 mije familje pritet të kenë prodhime më të mbara dhe përfitime direkte nga përmirësimi i skemave të ujitjes në zonën e Divjakës, mbështetur nga Projekti i Ujitjes dhe Burimeve Ujore, financuar nga Banka Botërore.

Në një vizitë të para pak ditëve, ekipi i projektit, i shoqëruar edhe nga Menaxherja e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim panë nga afër punën e kryer për rehabilitimin e kanaleve ujitëse që mbulojnë rreth 5250 ha tokë bujqësore më një vlerë prej 12.2 milionë Euro.

Financimi shtesë për projektin do të mbështesë edhe dy skema të tjera ujitëse qe do të mbulojnë rreth 4300 ha tokë bujqësore duke rritur numrin e përfituesve aktualë.

Bujqësia, sektori më i madh i GDP-së me rreth 20%, për vetë specifikat dhe kushtet që kërkon për t’u zhvilluar më tej, po merr vëmendjen e veçantë të qeverisë e cila po injekton ndërhyrje konkrete në shumë sektor por me prioritet ujin dhe kullimin e saj.