Përmes Zyrave të Punës në mbarë vendin janë punësuar 885 persona vetëm gjatë një jave (1-7 qershor 2018).

Falë ndihmës së Zyrës së Punës shifrat e punësimit janë shënuar në rritje në të gjithë qarqet e vendit nga veriu e deri në jug të vendit.

Kështu gjatë një jave në qarqet Beratit janë punësuar 64 persona, Durrës 131, Fier 37, në qarkun Korçë 80.

Qarku Dibër shënon 32 persona, qarku Elbasan 77, Gjirokastër 24, Kukësi 34 persona.

Ndërsa në Kurbin shënohen 11 persona të punësuar, në Lezhë 36 dhe në Mirditë 19 persona. Në Shkodër numri i të punësuarve gjatë një jave shënoi 42 persona, në Malësinë e Madhe 10 dhe në Pukë 27 të punësuar.

Në Tiranë janë u punësuan 94 persona, në Kavajë 37. Ndërsa në Vlorë shënohen 53 të punësuar, në Sarandë 76 persona.