Rrjetet sociale janë kryefjala e faqeve të internetit sot. Rrjetet sociale si puna e Facebook, Twitter dhe Instagram kanë krijuar një revolucion në mënyrën se si komunikojmë me njëri-tjetrin dhe me njerëzit e tjerë.

Nëse dini si, mund ti shfrytëzoni këto rrjete sociale për të gjeneruar të ardhura ekstra për veten tuaj cdo muaj.

Promovoni një faqe shitjesh

Duke përdorur shopify.com ose një shërbim të ngjashëm, krijoni një faqe shitjesh online, gjeni artikuj për të shitur (këto mund të jenë artikujt tuaj ose artikujt e një dyqani që njihni personalisht) dhe së fundmi hapni një faqe në rrjetet sociale, Facebook, Twitter dhe Google+. Sigurisht ka dhe të tjera për këto janë më të suksesshmet.

Promovoni produktin ose shërbimin e dikujt tjetër

Duke supozuar që keni një bazë ndjekësish tek një prej rrjeteve që përmëndëm më sipër, një ide e mirë mund të jetë të promovoni produktin, shërbimin ose faqen e dikujt tjeter.

Mënyrat e kompensimit janë të ndryshme. Dikush mund t’ju paguajë për një postim në faqen tuaj, dikush mund t’ju paguaje për cdo referim qe dërgoni, dikush thjesht për klikime!

Menaxhoni faqet e bizneseve të tjera dhe fitoni para çdo muaj

Për tu bërë një menaxher rrjetesh sociale, nuk duhet te keni aftësi speciale. E vetmja gjë që ju duhet është të dini të punoni me Facebook dhe rrjetet që do përdorni.

Për t’ju dhënë një referencë të vogël. Ka 37,000 biznese të vogla që kanë faqe në Facebook vetëm në Shqipëri.

E dini se sa menaxher rrjetesh sociale ka? Filloni numëroni gishtat e dorës dhe do e keni përgjigjen për këtë pyetje.

Promovoni Veten

Ndoshta për disa prej jush, bota e sipërmarrjes individuale nuk është zgjedhja më komfort. Në këtë rast është gjithmonë ide e mirë për të promovuar veten dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është nëpërmjet rrjeteve sociale.

Linkedin.com është mënyra më e mirë aktualisht për të promovuar veten tuaj në anën profesionale dhe Facebook është një ndër mënyrat më të mira për të ndarë mesazhet tuaja me të tjerët.

Promovoni një blog

A e dinit që ekzistojnë shërbime si Google Adsense (www.google.com/adsense) ose versione më lokale si Gjirafa.com Ad Network që ju japin mundësinë të vendosni reklama në faqen ose blogun tuaj me thjeshtësi të madhe ndërkohë që fitoni para për cdo herë që dikush klikon tek ato reklama.

Të krijosh një blog është shumë e thjeshtë dhe falas, duke përdorur shërbime si tumblr, blogger.com, wordpress.com etj…

Nëse nuk keni çfarë të shkruani në blogje, mund të huazoni informacione nga lloj lloj burimesh të ndryshme nëpër botë.j.j