Në ishullin e bukur të Santorinit në Greqi, gomerët përdoren për taksi për turistët që frekuentojnë këtë vend piktoresk.

Për dekada me radhë gomerët dhe mushkat janë përdorur si taksi, për t’i lënë pushuesit të ndiejnë emocionin e një kontakti ballë për ballë me natyrën e vendit.

Por kjo shpesh herë është kthyer edhe në abuzim, për keqtrajtimin e këtyrë kafshëve, pasi pronarët e tyre duhet të transportojnë njerëz me peshë të madhe 4 apo 5 herë në ditë.