Kur alarmi juaj bie në mëngjes, është e mundshme që keni në mendje seksin i mëngjesit.

Njerëzit në mëngjes ndihen shumë të eksituar. Për meshkujt ereksioni i mëngjesit është sipjesë e pashmangshme e ciklit të gjumit, dhe, edhe pse shumë njerëz zgjohen me ereksion, kjo nuk është gjithmonë shenjë që dikush është i eksituar. Mirëpo nëse femrat në orët e mëngjesit ndihen të eksituara, mund të fajësojnë biologjinë? Mund të jetë ashtu.

Edhe femrat gjithashtu reagojnë ndaj ciklit të gjumit dhe mund të kenë klitorisin të rritur dhe vagjinën të fryrë gjatë fazës REM të gjumit.

Klitorisi ka inde erektile mu si edhe penisi, mirëpo meqë nuk është i dukshëm, në mënyrë që të mund ta shohin të gjithë, fryrja e klitorisit ndodh nga brenda dhe shumica e femrave nuk janë të vetëdijshme për këtë proces.

Sikur edhe te meshkujt, ndryshimi që ndodh në gjenitale gjatë natës nuk ndodh gjithmonë për shkak që jeni të ekspozuar ndaj dikujt që seksualisht ju eksiton – kjo ndodh vetvetiu (edhe pse sapo jeni zgjuar gjatë njërës së këtyre fazave kur trupi juaj mendon që është i eksituar, më vonë do të ndiheni më të eksituar dhe do të keni më shumë dëshirë për seks të mëngjesit).

Gjatë fazës REM të gjumit, trupi juaj pompon gjak të pasur me oksigjen në indet tuaja gjenitale në mënyrë që gjenitalet të jenë të shëndetshme.

Njësoj ndodh edhe kur femrat eksitohen seksualisht: indi erektil në klitoris bëhet i eksituar dhe i skuqur për shkak të ndryshimit të qarkullimit të gjakut dhe shpejtësisë së rrahjes së zemrës.

Eksitimi nxit qarkullim të shpejt të gjakut nëpër gjithë zonën e gjenitaleve. Vagjina gjithashtu bëhet më e lagësht gjatë këtyre sulmeve të eksitimit.

Pra, përgjigjja është: po, femrat mund të kenë ereksion mëngjesi./e.e