Veliaj shprehet i bindur se PS do të arrjë që të fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai deklaroi se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë partia më e hapur për të bërë një koalicion, një front të madh me qytetarët.

“Siç u pa zgjedhjet e fundit kush donte ta ndalonte progresin shkoi në disfatë. Kështu që Partia Socialiste do të jetë gjithmonë e hapur me këdo qytetarë, me këdo që do të jetë pjesë e projektit tonë për transformimin e Tiranës dhe unë besoj, sidomos në Tiranë, do të penalizohet kush ka bllokuar Tiranën në këto vite. Mund të jetë Këshilli Bashkiak, nuk jep asnjë votë për buxhetin, asnjë votë për projektet e rëndësishme, vetëm rrëmujë, vetëm shamata, vetëm shaj shih se diçka do ngelet, stërkëmbësha. Shko merre ish-presidentin çoje të prishi këndin e lojërave, komplet, komplet kopshti pa drekë, opozita sot është kopshti pa drekë. Por unë them se shumica dërrmuese e këtij qyteti do zhvillime. Fat që Partia Socialiste është pjesë e kësaj shumice dërmuese e qytetarëve dhe e njerëzve me taban, por edhe stof evropian të Tiranës”, deklaroi Veliaj.