Aerporti i Rinasit pezullon çdo aktivitet për sot! Ja si është situata (Foto)

0

Aerporti i Rinasit ka mbyllur zyrtarisht çdo aktivitet për ditën e sotme. Shkak për këtë është bërë moti i keq me temperatura nën yero gradë që ka përfshirë vendin, si dhe veçanërisht reshjet e dendura të dëborës.

Lajmi konfirmohet nga burime nga aeroporti Rinasit për redaksinë Lexo.al. të njëjtat burime theksuan se vendimi për pezullimin e çdo aktiviteti ditën e sotme është marrë për shkak të situatës së rënduar të motit të keq.

Po sot, një sërë fluturimeesh janë anuluar nga ky aeroport, duke parë se i gjithë Rinasi është mbuluar nga bora, siç edhe shihet në foton ekskluzive që Lexo.al sjell nga brenda aeroportit.

capture download

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU