Këngëtari shqiptar dhe modelja e njohur janë në një lidhje prej shumë kohësh dhe po planifikojnë tashmë të kalojnë në shtëpinë e tyre që kanë blerë në Prishtinë. Afrona Dika ka festuar sot ditëlindjen dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë dedikimi emocionues i Blero Muharremit. Ky i fundit në një status në rrjetet sociale, shkruan se trupi i saj, shpirti i saj, sytë e saj janë gjithçka për të.


“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime,”- shkruan Blero krahas një fotoje ku shfaqet duke puthur partneren e tij.