Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në bashkëbisedim me gazetarët flet për raportin e DASH:

Është një thirrje, vendosje e drejtpërdrejtë e gishtit në plagë, një thirrje për të gjithë ata që vazhdojnë të pengojnë Vettingu-un. Është thirrje për ata që duan të bllokojnë reformën në drejtësi, kundër interesit të qytetarëve. Implementimi i reformës tërheq investitorët. Reforma në Drejtësi është shtylla e raportit. Kur thashë që duhet ta shohim me retrospektivë, ka sigurisht probleme dhe gjëra për tu përmirësuar në ambjentet e të bërit biznes.

Dua tju tërheq vëmendjen tek mjedisi politik dhe siguria: Është interesant, thotë Violenca politike është e rrallë. Në 2017 ishin të qeta, si rrallë më parë dhe ndërkohë DASH risjell në vëmendje që forcat e sigurisë së atëhershme kanë vrarë katër protestues në vitin 2011, protesta e 21 janarit.

 Për më tepër, DASH me të drejtë tërheq vëmendje për prokurimet publike. Statistikat e fundit për rekrutimin e % së negocimeve të pashpallur në numër por edhe në %, pra % e negocimeve ka rënë në 8% dhe përfaqëson vetëm 3 % të vlerës totale. Reforma që kemi nisur në procedurat e prokurimit ka rëndësi, është dinamike, sigurisht ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm/TIP