Një aksident ka ndodhur në Bulqizë para pak minutash kur një motor është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit të policisë, ndërsa burime nga vendngjarja raportojnë për ‘BalkanWeb’ se drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.