Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë tek mbikalimi i Patokut.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Aleks Gjini 32 vjec.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.