Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër–Sarandë. Një automjet tip “BMW” ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’, afër pikës turistike të Syrit të Kaltër.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se mbetën të plagosur çifti i bashkëshortëve që udhëtonin me këtë automjet. Bashkëshortja ka pësuar plagë më të rënda. Çifti është dërguar në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën ecte drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.