Aktori George Clooney është përfshirë në një aksident në ishullin e Sardenjës, ndërsa ka mbetur i plagosur.

Burime për mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se motori i 57-vjeçarit është përplasur me një kamion. Clooney ndodhet në Itali me familjen për të pushuar, si dhe për të marrë pjesë në xhirimet e ‘Catch 22’.

Ylli i Hollivudit po udhëtonte me motorin tip ‘Scooter’ në Costa Corallina kur papritur një kamion u kthye në vend duke i prerë rrugën.

Ai u dërgua në spitalin lokal ‘John Paul II’ ndërsa raportimet e para flasin për një gjendje shëndetësore të stabilizuar.