Aktori i njohur Zac Efron ka ndryshuar tërësisht look duke i kthyer flokët e tij të bukura bjonde në rasta.

Në foton e postuar në Instagram ai ka shkruar “Vetëm për qef”.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet kundër aktorit.
Shumë njerëz e kanë sulmuar atë për mungesë të njohurive ndaj kulturës së të kthyerit flokët në rasta. Madje disa kanë shkuar më tej duke thënë se ai po tallet me këtë kulturë.

Të tjerë adhurues të aktorit i kanë ardhur menjëherë në mbrojtje duke thënë se me shumë mundësi ky stil i flokëve është i përkohshëm dhe gjersa nuk dëmton apo ofendon askënd atëherë nuk ka pse të gjykohet.j.j