Laert Vasili kthehet në Shqipëri me çmimin “Actor of Europe2018”, (aktori i europës 2018) nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit me të njëjtin emër, që mbahet prej 16 vitesh në zonën e Liqenit të Prespës, nën motivin “Lake without borders” (Liqeni pa kufij).

Për herë të parë ky festival u themelua nga një nga personalitetet më të njohura të letrave franceze Zhak Lakarier.

“Për vetë pozicionin gjeografik, që Liqeni ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, për herë të parë u dërgua një ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë. Mendova se gjeja më mirë do të ishte të zgjidhja diçka nga Kadareja”, u shpreh Laert Vasili.

Më shumë se sa teatri sipas Vasilit këtë çmim e mori gjuha shqipe, pasi ai u zgjodh të prezantohej me pjesën Agamemnon Inferno, bazuar në esenë “Përpara banjës” të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.

“Përgjithësisht është vetëm përshëndetja e Agamemnonit kur kthehet në Argos fitimtar pas betejës së Trojës. Nuk e pret që gruaja e tij do ta vrasë në momentin që ai po hynte në banjë për t’u larë nga pluhuri i luftës. Gjuha shqipe për më tepër u vlerësua me këtë çmim, pasi në shqip e dhashë shfaqen aty”, u shpreh Laert Vasili.

Në të kaluarën me këtë çmim janë vlerësuar artistë të mirënjohur si Bruce Myers, Ion Karamitru, Rade Srebexhia, Marsel Bozone etj.j.j