Aktori i njohur Rikard Ljarja, ka botuar një libër të rime titullin “Josifopedia”, botim ky i UET. Në një intervistë për “Mapo”, ai ka folur jo vetëm për librin, por dhe të kaluarën dhe të tashmen. Si p.sh për diktaturën.

“Unë në diktaturë ja kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla.

Ka pasë problem, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht si ajo diktaturë nuk mund të kthehet më, se diktaturat janë diktatura”, thotë ai.

I pyetur se çfarë e shqetëson sot, Ljarja thotë:

“Shqipëria s’ka mundësi. Mua më vjen keq për të rinjtë e talentuar, të jashtëzakonshëm që nuk kanë mundësi të zhvillohen, por iu ikin ditët me gjëra të vogla.

Po vrasin veten çdo ditë djem të rinj. Pse e vrasin veten? Çfarë halli kanë?

Ka gra që i dhunojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse e dhunojnë? A dhunohet gruaja? Kjo është absurde.

Ka perversitete brenda familjes, llahtarina. Ndoshta kanë qenë edhe më përpara.

Nuk kemi ditur gjë. Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon, sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”.j.j