Akuzat, Çako injoron LSI-në: Nuk jam kryetar partie, që te merrem me LSI-në

0

“Jam kreu i policisë, jo lider i ndonjë force politike që të merrem me akuzat”. Kështu është shprehur Drejtori i Policisë së Shtetit ditën e sotme teksa është pyetur për akuzat e LSI ndaj tij.

Prej disa ditësh Lëvizja Socialiste për Integrim e ka vënë në shënjestër Haki Çakon duke e cilësuar si të përfshirë në trafikun e drogës.

Dje gjatë vizitës në spital të një aktivisti të dhunuar, Ilir Meta përsëriti akuzat ndaj kreut të Policisë duke e quajtur “Haki Droga”. Të njëjtin epitet e përdori po dje edhe Monika Kryemadhi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU