Deklaratës së fortë të Hashim Thaçit se i shiste karburant për tanket ish-liderit të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç, ka ardhur reagimi i deputetit demokrat Tritan Shehu.

Shehi e cilëson demagog presidentin Thaçi dhe shprehet se Sali Berisha ishte ai i cili rrëzoi kufirin Shqipëri-Kosovë duke ndërtuar rrugën e Kombit.

Reagimi i Tritan Shehut:

Kufirin Shqiperi-Kosove e “rrezoi” Berisha e jo demagoget e sotem.
Disa gazetare prej 2-3 ditesh me kerkojne nje koment per ate cfare deklaroi Z.Majko, duke ju referuar nje “vendimi tashme te marre” nga Kryeministri per “heqjen” e kufirit Shqiperi-Kosove, duke filluar nga 1 janari, te pakten sic formulohet ne shtyp.

Nuk u nxitova ne komente sepse prita per te tjera sqarime publike ose jo keto, nga autoret e asaj “deklarate te rendesishme”, te cilat munguan krejtesisht.

Pra qartesisht ajo “deklarate” ngel vetem nje “fishekzare ne nje feste birre”, asgje me shume, qe ka per qellim veshjen e nje “kostumi nacionalist” nga Rilindja, qe keshtu vetem sa i komplikon gjerat per Kosoven, Shqiperine e Rajonin.
Ne fakt ishte Qeveria qe kryesohej nga Berisha, qe “rrezoi” kufirin Shqiperi-Kosove me ndertimin e Rruges se Kombit, duke e lidhur Kosoven me Shqiperine, Adriatikun e Perendimin.

Kjo eshte menyra e “rrezimit” te kufijeve ne epoken e integrimit europian, te cilen Rajoni po e perjeton.

Fatkeqesisht Qeveria ku se fundi ben pjese dhe Z.Majko, jo vetem qe nuk ka krijuar asnje lehtesi te vecante ne kete drejtim qe prej 2013-tes, por perkundrazi po vendos perseri “traun e ndarjes” ne ate Kufi e Rruge, kete radhe duke lene edhe Kukesin jashte. /G.Gj/Lexo.al/