Zyrtarë të Policisë dhe prokurorisë kiliane ushtruan kontrolle dhe sekuestruan dokumente në zyrat e Kishës katolike romane në vend, në kuadër të skandalit të abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe përpjekje për t’i fshehur ato.

Kontrollet e befasishme u zhvilluan në kryeqytetin Santiago dhe qytetin e Rancaguas.

Operacionet e autoriteteve u kryen ndërsa në Kili gjenden dy përfaqësues të Vatikanit që po hetojnë akuzat ndaj kishës në këtë vend dhe gjithashtu prioritet të këshillojnë dioqezën si të përgjigjet ndaj tyre.

Këtë javë, papa Francesku pranoi dorëheqjet e tre peshkopëve kilianë për këtë çështje. mes tyre edhe peshkopi Juan barros, i cili akuzohet se mbuloi abuzimet seksuale të kryera nga prifti Fernando Karadima në vitet ’80 dhe ’90.

Pas kontrolleve, prokurorët kilianë thanë se nuk bëhet fjalë për një operacion ndaj kishës katolike, por një hetim ndaj individëve që janë anëtarë të saj dhe që akuzohen për abuzime seksuale.

Autoritetet katilike në Santiago raportuan se zyrtarët e kishës kanë bashkëpunuar plotësisht me prokurorinë k