Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin ndaj ish-zv.drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi, i cili ishte nën hetim për korrupsion.

Labi është dënuar me 3 vite burg për abuzime me tenderat për furnizimin e burgjeve me ushqime.

Po kështu Labit i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Në dallim nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto që u dënua me 5 vite burg, Labi ka përfituar një masë më të lehtë pasi ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Gjykata ka dhënë dënimet edhe për tre biznesmenët e përfshirë në aferë, 4 vite burg për biznesmenin Shemsi Sinani, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë.j.j