Gjergj Kastriot Skënderbeu është një figurë autentike dhe element kyç i identitetit të arbëreshëve në Itali.

Këtë tezë mbështet pedagogu i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, Francesco Altimari.

Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Altimari u shpreh se Skënderbeu është mit themelues i identitetit arbëresh që ndërton të gjithë historinë e tij përmes kësaj figure.

“Gjergj Kastriot Skënderbeu është miti themelues i identitetit arbëresh. Hungarez Skrenji e quan dhe thekson se ka qenë një mit autentik dhe jo një mit i krijuar gjatë Rilindjes, teknikisht për të forcuar unitetin kombëtar”, tha Altimari.

“Fakti se në vallet, e këngët e popullit arbëresh i kënduan Skënderbeut është një fakt i lidhjes së fortë historike të arbëreshëve dhe Skënderbeut. Është një figurë kyçe e historisë së këtij populli që të gjithë kujtesën e ia dedikon kësaj figure të madhe shqiptare. Edhe në arkivat dhe regjistrat e famullive arbëreshe gjendet e shkruar dhe e kënduar figura e Skënderbeut. Kujtesa e Skënderbeut është e gjallë që prej shekullit 16-të, që kur datojnë regjistrat e parë te ne”, tha Altimari.

“Sot, në sajë të disa komuniteteve që kanë ruajtur këtë kujtesë, edhe këto ditët e Pashkëve u bënë si festa kombëtare e arbëreshëve në emër të kujtimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, -nënvizoi pedagogu i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, Francesco Altimari, i cili pasditen e së enjtes mori pjesë në konferencën e Albanologjisë që u zhvillua në Tiranë në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Konferenca e Albanologjisë është një nga aktivitetet madhore të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosur nga Këshilli i Ministrave.

Altimari: Skënderbeu mit autentik, figurë kyçe e identitetit arbëresh

Altimari: Skënderbeu mit autentik, figurë kyçe e identitetit arbëreshhttps://ata.gov.al/2018/06/01/altimari-skenderbeu-mit-autentik-figure-kyce-e-identitetit-arberesh/Gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Altimari u shpreh se Skënderbeu është mit themelues i identiteti arbëresh, që ndërton të gjithë historinë e tij përmes kësaj figure. “Gjergj Kastriot Skënderbeu është miti themelues i identitetit arbëresh. Skrenji thekson se ka qenë një mit autentik dhe jo një mit i krijuar gjatë rilindjes, teknikisht për të forcuar unitetin kombëtar”, tha Altimari.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 1. Juni 2018

Rëndësia e këtij aktiviteti qëndron në faktin se po i dedikohet një kohë shumë e gjatë, e shtrirë në disa muaj, studimeve lidhur me figurën e heroit tonë kombëtar.

Konferenca Albanologjike është e ndarë në tre sesione.

Sesioni i parë nisi në maj dhe përfundon më 26 qershor.
Sesioni i dytë
zhvillohet gjatë muajve shtator dhe tetor.

Të dy këto sesione i janë dedikuar ligjëratave të gjata të studiuesve të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Dhe sesioni i fundit, ai i tretë, mbahet në nëntor ku do të publikohen dhe konkluzionet, teksa të gjitha studimet dhe referencat do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2019.