Ne dëgjesën e djeshme me artistet dhe arkitektet, regjisori i njohur Altin Basha u shpreh se ndonëse fillimisht mbështeste idenë e rikonstruksionit të godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, pas dëgjesës me arkitektët dhe eksperte te fushës, është i bindur tashmë që nevojitet një godinë e re.

Altin Basha theksoi se përsa kohë që ekspertët deklarojnë se është i pamundur rikuperimi i dëmeve që ka pësuar godina aktuale, nuk duhet bërë oponencë.

“Dëshiroj të shpjegoj sepse kam qenë pjesëmarrës i dy tavolinave, për çfarë arsyesh personalisht kërkoja shterimin deri në fund përtej çdo dyshimi të mundësisë për të rikonstruktuar TK. Shpresoja që do të mund të mbahej parasysh nevoja se ky teatër do mund të rikonstruktohej për të kënaqur të gjithë, për të kënaqur edhe këto dëshirat, por në kushtet kur ju thoni që struktura e teatrit etj, themelet, flasim për gjëra të parikuperueshme, sigurisht që njeriu ndalet dhe nuk mund të bëjë oponencë me një gjë të cilën nuk e njoh”, tha Altin Basha.