Ambasada amerikane në Tiranë ndau sot një njoftim të rëndësishëm lidhur me mashtrimet e ndryshme për vizë.

“Të gjitha korrespondencat nga Sektori Konsullor vijnë nga adresa zyrtare e postës elektronike ([email protected]) dhe i gjithë informacioni në lidhje me shërbimet e ambasadës është i publikuar në faqen zyrtare: https://al.usembassy.gov/”, shkruan ambasada amerikane në rubrikën “Pyet Anën”.

Ambasada amerikane në Tiranë thekson se nëse dikush nga ju mendon se po ju mashtrojnë, duhet të njoftojë ambasadën.

Përmes rubrikës “Pyet Anën” mund t’i dërgohen pyetje ambasadës lidhur me aplikimet e ndryshme për vizë apo pikëpyetje që dikush mund të ketë lidhur me procedurën e aplikimit.