Kroacia ka arritur një fitore ndaj Anglisë, një sukses që shumë pak veta mund ta kishin paralajmëruar, sukses ky që i hapi rrugën për në finalen e madhe të Botërorit.

Kjo periudhë feste sportive, nuk mund të mos kalohej pa baste. Dhe politikanët nuk mund t’i qëndrojnë larg tundimit.

Nga më të çuditshmet janë bastet. Ambasadori i Kroacisë në Angli dhe ambasadori i Anglisë në Kroaci kanë vënë një bast një ditë më parë, sipas të cilit ata zotoheshin se nëse kombëtarja e tyre humbiste, do visheshin me flamurin e kundërshtarit.

Dhe fituese doli Kroacia. Kështu, pas humbjes, ambasadori anglez në Kroaci u vesh me ngjyrat e kombëtares ballkanase.

“Basti është bast” shkruan ambasada, teksa ka publikuar fotot.j.j