Fabio Capello parashikon se Franca do të takohet me Anglinë në finalen e Kupës së Botës dhe në atë rast Anglia do të ngrejë trofeun.

Ish-trajeri i Juventus, Milan dhe Real Madrid ka qenë tekniku i Anglisë më 2010, duke u larguar përpara Euro 2012.

“Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe një trajner të mirë,” shprehet Capello për Tre Luanët për Gazetta dello Sport.

“Southgate e ka kuptuar se do të shkonte në shtëpi me dy qendërmbrojtësi, kështu që ka përdorur tre. Më në fund ka gjetur edhe një portier të mirë.

“Finalja? Francë-Angli. Dhe në atë rast unë shoh anglezët si favoritë.”

Franca do të zbresë ditën e martë në fushë ndaj Belgjikës, ndërsa Anglia luan një ditë më vonë ndaj Kroacisë.