Ylli i Popit ka përfudnuar me urgjencë në spital. Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Të njëjtat burime informojnë se Pink nuk ndjehej mirë nga ana shëndetësore dhe është dërguar në spital në Australi.

Mjekët e kanë diagnostikuar me një virus gastrik, i cili ka bërë që Pink të detyrohet të anullojë koncertet e saj në Australi. Nëse ju kujtohet edhe muajin e kaluar këngëtarja ka pasur probleme shëndetësore. Pink u shtrua në spital dy herë në Sydeny, por tani gjendja e saj është përkeqësuar.