Cili do të jetë i pari që do të arrijë pragun e 1 000 miliardë dollarëve në Bursë ? Prej kohësh i renditur i pari për fitoren e këtij trofeu, ”Apple” tani është shumë pranë me ”Amazon”, nëse nuk ngjall rrezikun e një paqëndrueshmërie në tregun e teknologjisë.

”Apple” me 939 miliardë dollarë vijon të mbetet kompania private më e shtrenjtë në tregjet botërore. Ajo mundet shumë mirë edhe të kalojë pragun simbolik pas publikimit të martën të rezultateve të saj tremujore.

Por ”Amazon” është duke e monitoruar pasi kapitali i saj në Bursë u rrit të premten deri në 917 miliardë dollarë përpara se të mbyllej me 882 milirdë, në sajë të të dhënave tremujore që u pritën mjaft mirë nga investitorët.

”Alphabet” (866 miliardë), kompania mëmë e ”Google”, dhe ”Microsoft” (827 miliardë) janë gjithashtu në garë, ndërsa ”Facebook” (505 miliardë) është skualifikuar për momentin ku humbi 119 miliadë dollarë pas publikimit të rezultateve të tij ditën e enjte.