Grupi informatik amerikan “Apple” u rrit me më shumë se 5% sot në “Wall Street” pas rezultateve të gjykuara të qëndrueshe një ditë më parë, duke iu afruar edhe më shumë vlerës rekord prej 1 000 miliardë dollarësh në bursë.

Aksionet e “Apple” u rritën e 5,32% duke kapur 200,42 dollarë për aksion në Bursën e Nju Jorkut, ose një vlerë të përgjithshme prej rreth 984,5 miliardë dollarësh.

Nëse vazhdon me këto ritme, “Apple” do të jetë sipërmarrja e parë private që kalon nivelin simbolik prej 1 000 miliardë dollarësh në Bursë.

Rritja e aksioneve erdhi pas publikimit dje të rezultateve tremujore të markës së mollës.

Ato ishin më pozitive nga se parashikohej, me një përfitim neto që u rrit me 30% duke arritur 11,5 miliardë dollarë.

Edhe xhiroja tregtare ishte më e lartë nga se parashikohej, ajo arriti 53,27 miliardë dollarë (+17%).