Apple ka vënë në dispozicion zhvilluesa ndërfaqesh programacioni, që lejojnë krijimin e aplikimeve në gjendje të monitorojnë dy simptomat e sëmundjes, dridhjet dhe dyskinesinë (lëvizjet e pakontrolluara të muskujve) në mënyre konstante gjatë ditës.

Në këtë mënyrë, mjeku mund të ketë akses dhe të dhëna të detajuara mbi simptomat e pacientit ditë pas dite dhe orë pas ore.

Ndërfaqet e programacionit të quajtura ”Movement Disorder”, bashkohen te ResearchKit, një platformë që lejon kërkuesit shkencorë të krijojnë aplikime për të mbledhur të dhëna për studimet shkencore.

Parkinsoni nuk është e vetmja sëmundje për të cilat janë përdorur sensorët e Apple.J.J