Ambasada e Iranit në Tiranë ka reaguar në lidhje me arresimin e dy iranianëve, në datë 22 mars 2018, të dyshuar si terroristë.

Reagimi zyrtar i Teheranit vjen si një kundërpërgjigje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, i cili disa muaj pas arrestimit publikoi raportin e Departamentit të Shtetit për aktivitetin e iranianëve në Europë. Në raport theksohet se në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

“Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian”, shkruan Pompeo në Twitter
Por ambasada e Iranit në Tiranë, ka reaguar duke thënë se prononcimi në lidhje me këtë çështje duhej të bëhej nga autoritetet shqiptare dhe jo nga Sekretari Amerikan i Shtetit

Teherani zyrtar thekson se Pompeo, i nxitur nga urrejtja ndaj Iranit, ka shkelur parimet bazë të sigurisë dhe profesionalitetit.

Ja reagimi i plotë: