Ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa. Hasa mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Fadil Hasa është larguar nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri.

Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10 deri në 11 në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu.

Hasa mbante titullin “Artist i Merituar”, ndërsa kishte marrë 4 herë titullin “Artisti më i mirë”. Lindur më 1940, Hasa ka luajtur shumë role në filmat shqiptarë dhe teatro.