Nga momenti kur u bë ‘zëri i lirisë’ gjatë Luftës së Dytë Botërore, de Gaulle përcaktoi ‘Shpirtin e Francës’ në kohën e tij.

“Nuk mund të ketë prestigj pa mister” këmbëgulte Charles de Gaulle “për mospërfilljen e edukatës në familje.” Gati gjysëm shekulli pas vdekjes së tij, prestigji i de Gaulle nuk ka qenë kurrë më madhështor. Duke harruar se çfarë figure përçarëse ishte ai, – e duke pasur parasysh 30 tentativat për vrasje që i mbijetoi gjatë gjithë jetës, -francezët në spektrin politik e rendisin Charles-in e Madhërishëm mbi Napoleonin, Georges Clemenceau dhe madje edhe mbi Mbretin Diell. Në 1940 de Gaulle ngriti nderin francez duke vazhduar luftën kundër Hitlerit, jo nga Franca e pushtuar, por nga stacionet e betejës së improvizuar në Londër dhe Afrikën ekuatoriale. Para dhe pas Çlirimit ai luftonte me apologjet për regjimin tradhëtar Vichy të Marshall Philippe Péta  si dhe komunistët francezë besnikë ndaj Moskës.

Në maj të vitit 1958 ai u kthye nga pensioni ende i lodhur për të shmangur luftën civile kundër Algjerisë koloniale. Më vonë atë vit ai krijoi Republikën e Pestë, të përshtatur për përbuzjen e tij për politikanët e partisë si ish presidentit francez Albert Lebrun (1932-40), për të cilin thoshte: “Ajo që i mungonte atij si Shef i Shtetit ishte se ai nuk ishte Kryetar dhe nuk kishte asnjë shtet “. Duke këmbëngulur se “Franca nuk është vetëvetja, nëse nuk është e para”, në vitet ‘60 de Gaulle zgjodhi rrugën drejt një klubi për fuqitë bërthamore, madje edhe kur ai braktisi një perandori dhe riemërtoi Francën një kampion të besueshëm të interesave të Botës së Tretë.

Duke identifikuar nacionalizmin rus si kërcënim akoma më të madh se komunizmi sovjetik, ai paralajmëroi John Kennedy-n për një moçal në Vietnam. Ai e njohu Kinën e Mao-s gati një dekadë para se Richard Nixon të shkelte në Pekin.

Bashkëatdhetarët e Nixon treguan më pak mirënjohje për autokratin e plakur në Pallatin Elysee. Për shumicën e amerikanëve në vitin 1969, de Gaulle ishte personifikimi i krenarisë franceze, një relike nacionaliste që kishte tërhequr vendin e tij nga struktura ushtarake e NATO-s, vuri veton ndaj anëtarësimit britanik në Komunitetin Ekonomik Europian dhe inkurajoi separatizmin Kebekian në tokën kanadeze. Në vitet e tij të errëta, kjo sjellje e mbajti de Gaulle në qendër të vëmendjes. Ai gjithashtu mbështeste një pikëpamje të ekzagjeruar të fuqisë dhe ndikimit francez. (“Gjithë jetën time,” shkroi ai në kujtimet e tij të luftës, “kam pasur një ide të caktuar për Francën”).

De Gaulle si iluzionist – kjo temë e intrigon jashtë mase Julian Jackson për një biografi. Një historian britanik vuri në dukje nga vëllimet e tij për rënien e Francës në vitin 1940 dhe periudhën pasuese të bashkëpunimit dhe rezistencës, Julian Jackson vendos të ç’mitizojë gjeneralin pa e dëmtuar atë. Me një stil të jashtëzakonshëm, burime të reja dhe komando afërsisht të plotë, ai shfaqet prapa fasadës monolitike për të zbuluar një përbërje tiparesh kundërshtuese, – ushtari jetëgjatë me dhuntinë e mosbindjes; nacionalisti i zjarrtë dhe kampion i Europës ‘Nga Atlantiku e deri te Malet Urale’; modernizuesi i cili anashkaloi çdo protestë studentore për përbuzjen e tij ndaj “qytetërimit të termiteve dhe brumbujve”.

I lindur në vitin 1890, de Gaulle ishte biri i një akademiku të trajnuar nga jezuitë të plagosur në Luftën Franko-Prusiane dhe një nënë e lidhur pasion me kishën dhe kurorën. Charles i ri u arsimua në shkollat ​​katolike para se të regjistrohej në Saint-Cyr, akademinë kombëtare ushtarake. I plagosur që në ditët e para të Luftës së Parë Botërore, ai kaloi pjesën më të madhe të luftës si një i burgosur gjerman, duke bërë jo më pak se pesë përpjekje për të shpëtuar. Një burrë me shtatlartësi 193 cm, ai ishte peng i vetë trupit të tij. “Ne gjigandët kurrë nuk jemi të qetë me të tjerët”, i rrëfeu një ndihmësi të kohës së luftës.

Statura e tij fizike kontribuoi në drojën që i vinte natyrshëm De Gaulle-it, një rezervë që e reflektonte Yvonne Vendroux, e bija e biskota bërësit me të cilën u martua në vitin 1921. Bashkëshorti i saj kaloi vitet e dy luftërave duke trajnuar, duke udhëzuar trupat e oficerëve të ushtrisë së re polake, duke ligjëruar historinë ushtarake në Saint-Cyr dhe duke shkruar libra mbi doktrinën ushtarake franceze dhe kërkesat e vetëdeklarimit të komandës. Gjatë ushtrimit të detyrës në Rheinland dhe Lindjen e Mesme, ai fitoi një reputacion për sfidimin e dogmave zyrtare. Duke qenë se iu dha mundësia për të provuar teoritë e avancuara të lëvizjes së betejës dhe luftën e tankeve kundër pushtuesve nazistë, de Gaulle nuk mund ta devijonte njësi ushtarake të fosilizuar nga prespektiva mbrojtëse. Si një ministër i ri në qeverinë e Paul Reynaud (Mars-Qershor 1940), ai i refuzoi këshillat e gjeneralëve disfatistë.

“Ajo që është e mrekullueshme për de Gaulle në vitin 1940 nuk është aq shumë analiza e tij intelektuale për të ardhmen e luftës,” pohon z. Jackson, “si gatishmëria e tij për të vepruar”, -filloi në mbrëmjen e 18 qershorit, gjenerali rebel ndezi flakën e rezistencës franceze gjatë një apeli që zgjati pak minuta në radion e BBC. Në katër minuta, teksti i themelimit të Gaullizmit fillimisht i vuri veton kabinetit britanik, i cili shpresonte të parandalonte një armëpushim mes fitimtarëve nazistë në Paris dhe ministrisë së kryesuar nga Marshalli Pete. Fjalimi i De Gaulle, shkruan Julian Jackson, “ofroi një diagnozë, një parashikim, një apel dhe një mesazh”:

Diagnoza: Disfata e Francës ishte një çështje thjesht ushtarake e shkaktuar nga superioriteti i armatimeve dhe taktikave gjermane.

Parashikimi: Disfata e forcave franceze nuk ishte definitive pasi Franca kishte ende një Perandori, ajo kishte një aleat në formën e Britanisë, dhe pas të dyve ishin Shtetet e Bashkuara.

Apeli: “Unë, gjenerali de Gaulle, aktualisht në Londër, ftoj oficerët dhe ushtarët francezë që ndodhen në territorin britanik t’më kontaktojnë.”

Mesazhi: “Flaka e rezistencës franceze nuk duhet të shuhet dhe nuk do të shuhet”.

Transmetimi origjinal ishte menduar shumë i parëndësishëm për brezat e ardhshëm. Shumë dëgjues, nga ai moment e më mbrapa, menduan se “de Gaulle” ishte një pseudonim.

Në korrik të vitit 1940, Churchilli urdhëroi shkatërrimin e flotës franceze në vend që të rrezikonte të binte në duart e nazistëve. De Gaulle, i dëshpëruar, mori në konsideratë të  tërhiqej në Kanada si një qytetar privat. Dy muaj më vonë refuzimi i një ekspedite të përbashkët të planifikuar me ngut kundër Dakarit, një bastion Vichy në Afrikën Perëndimore, e bëri kreun e Francës së Lirë të mendonte vetëvrasjen. Gjatë gjithë jetës së tij de Gaulle luftoi “melankolinë ushtarake”, një çmim që duhet ta paguante si “burrë me karakter” që ishte, Francën e gjakosur të së cilit e mbërthyen krizat. Të fshehur nga bota De Gaulle mbante përkushtimi, dashurinë dhe tolecancën e rezervuar vetëm për vajzën e tij Anne, të cilën ai e quajti “gëzimi im dhe forca ime”. Lindur me sindromin Doën, ajo vdiq nga pneumonia në vitin 1948, mosha 20.

Teksa largohej nga varrezat e fshatit ditën e funeralit të saj, de Gaulle kapi dorën e gruas së tij të pikëlluar. “Eja,” –mendohet se i tha, “tani ajo është si të tjerët.”

De Gaulle nuk duhej të ndihej kurrë i pikëlluar.

“Arroganca që e bën atë herë pas here të padurueshëm është ana e kundërt të një ndjeshmërie ekstreme,” shkroi kryeministri britanik Harold Macmillan, gjithashtu i njohur për fshehjen e emocioneve. “Ai i përket sojit së shpirtrave të pakënaqur e të torturuar, të cilëve kurrë nuk do të gjejnë gëzim, por vetëm një shkretëtirë e thatë përmes së cilës pelegrini duhet të luftojë.” Por çfarë peligrinazhi! Rekrutët e parë që iu përgjigjën thirrjes së tij në radio iu bashkua edhe një paradë nga kolonitë franceze prej Chadit deri në Tahiti. Prestigji i tij në rritje e ndihmoi de Gaulle-it të negociojë koridoret bizantine të politikës së Rezistencës, duke pretenduar gjithashtu për Francën e Lirë një status të pajustifikuar vetëm nga kontributet e veta ushtarake.

Nga të gjithë bashkëkohësit e Luftës së Dytë Botërore, askush nuk arriti të bëjë aq shumë me aq pak burime. Ata komanduan ushtritë, morën respekt, qeverisën në krye të institucioneve ekzistuese; Autoriteti de Gaulle, si vetë Franca e Lirë, ishte kryesisht produkt i imagjinatës së një njeriu dhe, akoma më shumë, intransigjenca e tij. Pas një konfrontimi veçanërisht të zjarrtë me aleatin e tij, Churchilli u mrekullua, “Vendi i tij ka hequr dorë nga lufta, ai vetë është refugjat, dhe nëse e refuzojmë është i mbaruar. Epo, vetëm shikojeni! Ai mund të jetë Stalini me 200 divizione pas tij.”