Ai nuk është vetëm një aktor bukurosh.

Keanu Reeves njihet për mesazhet e fuqishme, por që i përçon me thjeshtësi dhe sinqeritet.

Me tragjedi në familje pasi humbi fëmijën dhe partneren, desh humbi edhe motrën nga leucemia, pasi kaloi edhe depresionin e thellë dhe shumë peripeci të tjera, Keanu ia doli mbanë dhe prej vitesh po ndan me botën eksperiencën e tij.

Në vijim, do t’ju njohim me 12 mesazhe plot emocione, por shumë të forta nga aktori i famshëm, si dhe disa detaje personale nga jeta e tij…

1- Të ngrihesh mbi një tragjedi

“Shumica e njerëzve më njohin, por nuk dinë historinë time.

Në moshën 3-vjeçare, pashë tim atë të largohej.

Kam qenë në katër shkolla të mesme të ndryshme, dhe kam luftuar disleksinë, gjë që ma bëri arsimin më të vështirë se të gjithë.

Më pas, e lashë shkollën e mesme pa marrë një diplomë.

Në moshën 23-vjeçare, miku im më i ngushtë, River Phoenix vdiq nga mbidoza e drogës.

Në vitin 1998, takova Jennifer Syme.Ramë menjëherë në dashuri, dhe në 1999, Jennifer ishte shtatzënë me bijën tonë.

Fatkeqësisht, pas tetë muajsh, fëmija ynë vdiq në bark.

U ndjemë të shkatërruar nga vdekja e saj dhe më pas, kjo i dha fund lidhjes sonë.

18 muaj më vonë, Jennifer vdiq në një aksident me makinë.

Që atëherë, unë i shmang lidhjet serioze dhe mendimet për të patur fëmijë.

Motra ime më e vogël desh vdiq nga leucemia.

Sot ajo është e kuruar, dhe unë dhurova 70% të të ardhurave nga filmi Matrix, për spitalet që trajtojnë leuceminë.

Unë jam një prej të vetmëve yje të kinemasë që nuk kam shtëpi të madhe.

Nuk kam truproja dhe nuk vesh rroba të kushtueshme.

Dhe ndonëse kam një pasuri 100 milionë dollarë, vazhdoj të shkoj me metro atje ku dua dhe më pëlqen!

Kështu që, mund të biem dakord, që edhe përballë tragjedisë, një njeri mund të lulëzojë.

Pavarësisht asaj që ndodh në jetën tuaj, dijeni se mund të kapërceni çdo gjë! Jeta ia vlen të jetohet.”

2- Një vështirësi e jetës nuk është e përhershme

Ai ka thënë se vështirësi në jetë çdo njeri kalon, por në fund secili e kupton se asgjë nuk është përgjithmonë.

Duhet t’i thoni vetes: Do kalojë.

3- Një shpirt i mirë është më i dobishëm se pasuria

Sipas tij një njeri bujar, ka më shumë vlera se dikush që ka vetëm anën monetare në jetën e tij.

Varfëria e vërtet sipas tij, është të mos kesh dikë zemërmirë pranë dhe të gënjesh veten se je i lumtur me paratë.

4- Do humbisni njerëzit, por jo veten tuaj

Keanu këshillon se nuk duhet të mërziteni për njerëzit që kanë ikur nga jeta e tyre, pasi është diçka që nuk e shmang dot.

Jeta merr rrjedhën e saj, por do kuptoni se vetëm vetja juaj nuk ju ka lënë.

5- Gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni veten tuaj

Sipas tij, ky është dëmi më i madh që mund t’i bëni vetes suaj.

Kujdes, pasi ëndrrat dhe gjërat me vlerë që keni pranë, do ju zhduken dhe do dështoni.6- Të hapësh sytë dhe të shohësh bukurinë që të rrethon

“I shihni njerëzit prapa meje?

Të gjithë po nxitojnë për në punë, dhe askush nuk i kushton vëmendje, asgjëje.

Ndonjëherë ngecim kaq shumë në përditshmërinë tonë, saqë harrojmë të gjejmë kohë për të shijuar bukurinë e jetës.

Është sikur të jemi zombie.

Ngrini kokën dhe hiqini kufjet nga veshët.

Thojini mirëmëngjes dikujt që shihni, dhe jepini një përqafim dikujt që ju duket se po vuan.

Ndihmoni dikë.

Duhet ta jetoni përditë, sikur të jetë e fundit.

Ajo që njerëzit nuk dinë për mua, është se vuaja nga depresioni disa vite më parë.

Nuk i thashë kurrë askujt.

Mu desh të luftoja për të dalë prej tij.

Personi që nuk më lejonte të isha i lumtur isha UNE.

Çdo ditë është e çmuar, kështu që duhet ta trajtojmë si të tillë.

E nesërmja nuk është e garantuar, kështu që jetoni të sotmen!”

7- Mbi rëndësinë e vërtetë të parasë dhe të jetuarit thjeshtë

“Paraja nuk ka asnjë domethënie për mua.

Kam bërë shumë para, por dua ta shijoj jetën dhe të mos stresohem duke ndërtuar llogarinë bankare.

Unë jap shumë dhe jetoj thjeshtë, kryesisht vetëm me një valixhe dhe në hotele.

Të gjithë e dimë se shëndeti është më i rëndësishëm”.

8- Të jetosh jetën plotësisht

“Mamaja e mikut tim ka ngrënë shëndetshëm gjithë jetën.

Nuk ka pirë asnjëherë alkool apo të ketë ngrënë ushqime ‘të këqia”, është ushtruar përditë, ka qenë shumë aktive, merrte gjithë suplementet që i sugjeronte doktori, nuk dilte kurrë në diell pa krem, kështu që mbronte veten më shumë se sa cilido.

Ajo është sot 76 vjeç dhe vuan nga kanceri në lëkurë, kanceri në kockë dhe osteoporoza ekstreme.

Babai i mikut tim ha pa fund proshuta, pa fund gjalpë, pa fund dhjamë, nuk është ushtruar asnjëherë, është pjekur nga dielli cdo verë, dhe bëri zgjedhjen e tij ta jetonte jetën plotësisht.

Sot është 81 vjeç dhe doktori thotë që ka shëndetin e një djali të ri.

Njerëz, nuk mund t’i fshiheni helmit tuaj.

Është aty dhe do ju gjejë.

Mamaja e mikut tim thotë: “Po ta dija që jeta ime do të përfundonte kështu, do ta kisha jetuar më plotësisht, duka shijuar çdo gjë që mu tha se nuk duhej ta shijoja!”

Asnjë prej nesh nuk do të dalë gjallë prej këtu, kështu që mjaft e penguat veten.

Hani ushqimet e shijshme.

Shëtisni në diell.

Hidhuni në oqean.

Thuajeni të vërtetën që mbani në zemër.

Jini të marrë.

Jini të mirë.

Jini të çuditshëm.

Nuk ka kohë për të tjerat”.

9- Mbi të jetuarit në origjinalitet

“Për shkak se jemi aktorë ne mundemi të bëjmë sikur, por unë do të doja që në intimitetin, në përditshmërinë tonë të ishim origjinalë”.

10- Mbi lumturinë e thjeshtë

“Jeta është e mirë kur ke në dorë një sanduiç të mirë”.

11- Mbi mirënjohjen për betejat

“Çdo betejë në jetën tuaj ju ka formësuar dhe ju ka bërë personin që jeni sot.

Jini mirënjohës për kohët e vështira, ato vetëm ju bëjnë më të fortë”.

12- Mbi respektin

“Jam rritur dhe mësuar që të tregoj respekt.

Jam mësuar që të trokas përpara se të hap një derë.

Të them përshëndetje kur hyj në një dhomë.

Të them të lutem dhe faleminderit, dhe të kem respekt për më të moshuarit.

Nëse u nevojitet, do i lija të tjerët ta merrnin vendin tim.

Të them “Po zotëri” dhe “Jo zotëri”, dhe të ndihmoj të tjerët kur u duhem, jo të rri në skaje e të shoh.

Të mbaj derën për personin që është prapa meje, të them “më falni” kur nevojitet dhe të dua njerëzit për ata që janë, dhe jo për atë që unë mund të marr prej tyre.

Më e rëndësishmja, jam rritur dhe mësuar të trajtoj njerëzit pikërisht ashtu si do të doja të trajtohesha unë nga të tjerët.

Quhet respekt”.

DISA KURIOZITETE NGA JETA E KEANU CHARLES REEVES

Keanu Charles Reeves lindur më 2 shtator 1964.

Ai është një aktor, regjisor, prodhues dhe muzikant kanadez.

Reeves është më i njohur për karrierën e tij të aktrimit, që nga viti 1985 dhe nga aktorët më të pëlqyer dhe enigmatikë.

Ai ka qenë i ndjekur nga një fantazmë

Kur ka jetuar në zonën e Nju-Jorkut, Reeves ka përjetuar diçka që për shumëkënd është çmenduri: ai ka qenë i pushtuar nga një fantazmë, që i paraqitej në formën e një xhakete.

Madje, në një emision në vitin 2014, ai ka thënë se xhaketa i paraqitej shpeshherë tek dera e apartamentit të tij dhe ia fuste frikën në palcë.

Tragjeditë e përjetuara

Reeves ka përjetuar një sërë tragjedish brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Ai ishte takuar me Jennifer Syme-n në vitin 1998 dhe një vit më vonë ata prisnin të bëheshin prindër.

Mirëpo, gjatë një kontrolli të zakonshëm të shtatzënisë ishte kuptuar që fëmija i tyre kishte vdekur, gjë kjo që kishte ndikuar negativisht në lidhjen e tyre.

Pas 18 muajsh Syme vdiq në një aksident me veturë, duke i dhënë edhe një goditje të rëndë Reeves-it.

Ai ndan shumë kohë dhe para për trajtimin e kancerit

Keanu është shumë i afërt me motrën e tij, Kim Reeves, me të cilën është rritur.

Në vitet e nëntëdhjeta, Kim është diagnostikuar me leukemi, e cila për pak sa nuk ia kishte marrë jetën.

E kjo tragjedi familjare ka bërë që aktori i famshëm të merr pjesë në shumë aktivitete që kanë të bëjnë me kancerin, duke dhuruar edhe shumë para për trajtimin e tij.

Aktori që punon motoçikleta

Reeves nuk i pëlqen veturat andaj i ka pasur vetëm dy gjatë jetës së tij, përkundër faktit që po jeton dekadën e gjashtë të jetës së tij.Atij më tepër i pëlqejnë motoçikletat dhe, siç ka thënë ai, ka dëshirë ta ndjejë rrugën dhe frymën që i bie fytyrës teksa udhëton.

Motoçikletat madje ai i ka edhe pasion pasi që i dizajnon dhe i punon vetë, për t’i shitur me një kosto prej 78,000 dollarësh.j.j