Gjatë qendrimit në Maltë, ku mori pjesë në Sesionin e Parë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla zhvilloi takime me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas Ballës, IPTP ishte një mundësi e mirë komunikimi me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Gjatë takimit me Presidente e Asamblesë Kombëtare të Mauritius, Santi Bai Hanoomanjee, Balla u shpreh:

“Në Ministrinë tuaj të Punëve të Jashtme gjendet kërkesa për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Ju lutem ushtroni rolin tuaj si Presidente që kjo kërkesë të shqyrtohet dhe të merret miratimi për vendimin e njohjes.

Vijimi i procesit të njohjeve është në dobi të normalizimit të marrëdhënieve dhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, – deklaroi Balla.

Në Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe kishte përfaqësues edhe nga Parlamenti i Kosovës dhe ai i Maqedonisë.j.j