Ankandi për shitjen e obligacioneve me afat 10-vjeçar të qeverisë shqiptare u emetua këtë javë me një interes prej 6.8%, duke shënuar rënien e dytë radhazi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me ankandin e fundit, që ishte zhvilluar në muajin prill, interesat kanë rënë me 0.15 pikë përqindje.

Vlera e obligacioneve të emetuara këtë javë ishte 2.5 miliardë lekë, ndërsa shuma e kërkuar në ankande ishte 2.63 miliardë lekë.

Obligacionet janë një mundësi e mirë edhe për individët që nuk kanë planifikuar investime në një afat të gjatë dhe janë të interesuar kryesisht për përfitime sa më të larta nga kursimet e tyre, në kushtet kur politika monetare e Bankës së Shqipërisë po mbështet norma të ulëta interesi për lekun. j.j