Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar kunder idese se shkembimit te teritoreve ne Kosove qe ne takimin e dates 20 korrik me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç. Ne ate takim, Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.

Deklarata

Qendrimi i zotit Basha mbajtur me 20 korrik ne takimin me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç, kaloi pa u vene re ne mediat e Tiranes per faktin e nje vemendje te munguar ndaj kesaj ceshtje.

Sot kur idete per shkembime teritoresh jane kthyer ne teme dite vjen natyrshem ne vemendje kundershtimi qe zoti Basha i ben kesaj ideje edhe pse mediatikisht nuk kishte nje artikulim masiv.

Ne njoftimin per shtyp te PD theksohet se ne takimin me presidenten e Kroacise, zoti Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës.

Mesa duket lajmi qe tani ka perfshire politikane e analiste nga e mbare bota ka qene me heret ne vemendjen e kryetarit te opozites i cili e konsideron te rezikshme per paqen dhe stabilitetin idene e shkembimit te teritoreve.