Pas publikimit të fakteve të reja nga hetimi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për audiopërgjimin e publikuar nga PD, se një person ka marrë përsipër aktrimin në rolin e Agron Xhafajt, Report TV pyeti kryetarin e PD Lulzim Basha.

Nga selia blu numri një i demokratëve e shmangu përgjigjen për atë që u pyet por përsëri edhe për këtë artikull bazuar në të dhëna që vijnë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi kryeministrin Edi Rama.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person i cili ka pretenduar se ka qenë ai i cili ka folur me dëshmitarin X, Albert Veliu? A keni informacion se kush është ky person?, ishte pyetja e gazetares së Report Tv Erneta Shevroja.

Jo, po me siguri artikulli është shkruar në Surrel. Kështu, që bëja pyetjen Kryeministrit.

Lulzim Basha, Kryetar i PD

Këtë deklarim Basha gjatë një konference të përbashkët për mediat me dy zyrtarë austriakë, më të cilët paraditen e sotme ka zhvilluar një takim. Kryetari i Komisionit parlamentar austriak i Çështjeve Europine foli për çështjen “Xhafaj”.

Lopatka, kryetar i Komisionit të Cështjeve Europiane dhe nënkryetar i Komisionit të Jashtem në Parlamentin austriak tha krah Bashës, se është pro hapjes së negociatave dhe se këtë gatishmëri ai e kishte gjetur si nga takimet me deputetët të mazhorancës ashtu edhe nga opozita.

Por Lopatka vërejti në fund të fjalës së tij se, “duhet të theksojmë se ne jemi të shqetësuar për rastin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rasti i Xhafajt duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme…”

Ai nënvizoi gjithashtu se, lufta ndaj krimit, fuqizimi i të drejtës dhe respektimi i Kushtetutës janë thelbësore për Austrinë.

Por interesant është në fakt, se vetë zoti Lopatka ka një vëlla me probleme me ligjin.

Vëllai i tij është arrestuar dhe ndodhet në burg, për përdhunim.

Më poshtë, linku i shkrimit që flet për vëllain e deputetit austriak:

https://www.vice.com/de_at/article/3knnkn/drogen-waffen-psychoterror-die-familie-eines-landarztes-und-ihr-kampf-gegen-windmuhlen