Lulzim Basha përjashton mundësinë e djegies së mandateve pasi thotë se kjo është alternativa më e thjeshtë e demokratëve.

Ai shton se ata kanë potenciale për t’u përballur me qeverinë “Rama”.

Basha tregon se forca e shefit të qeverisë është indiverenca e tyre ndaj kërkon bashkimin e qytetarëve për ta rrëzuar.

Ndër të tjera ai ka adresuar edhe një mesazh për kreun e shtetit Ilir Meta.

Në daljen për media, ndër të tjera ai tha:

“Akti i djeshëm është një ligj që ligjorën vjedhjen.

Akti i djeshëm është vjedhja e tokës publike për të ndërtuar 6 kulla. Akti i djeshëm është bërë vetëm për të pastruar paratë e drogës.

OSBE para disa vitesh tha se Edi Rama kishte vjedhur 200 milionë euro. Imagjinoni se çfarë ka fituar këto vite.

Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është anti-kushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor.

Dje Kuvendi ka votuar për të miratuar vjedhjen dhe shkatërrimin. Deri dje krimi e korrupsioni ishin të jashtëligjshëm, por mbrëmë 75 hajdutë votuan për ta ligjëruar.

Projekti i Edi Ramës është një akt barbar ndaj kulturës, një akt që edhe komunistët nuk e bënë dot.

Ne i bëjmë thirrje presidentit që të mnos e dekretojë ligjin e vjedhjes, ju bëjmë thirrje qyteatrëve të qëndrojmë së bashku.

Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku e keni një veprim të pastër të pastrimit të parave, ja ku e keni një tufë me peshq të mëdhenj, nëse nuk flisni sot nuk ka për t’iu besuar askush nëse flisni nesër. Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe, derisa ky taleban të largohet nga drejtimi i vendit.

A keni diskutuar për bojkot ose djegie mandatesh? Dhe pse nuk ishit dje në pritjen e organizuar nga ana e ambasadorëve?

E dyta është fare e thjeshtë, qeniet njerëzore nuk kanë mundësi që të jenë njëherësh në dy vende. Ne ishim në Kuvend. Djegia e mandateve është opsioni i lehtë, por ne do të qëndrojmë deri në pasrtimin e parlamentit”, u shpreh Basha. /TEMA/j.j