Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në Facebook për ngritjen e një baze ajrore të NATO-s në Kuçovë. Sipas tij prezenca e NATO-s do jetë e mirëpritur nga demokratët.

STATUSI I PLOTË

Cdo rritje e prezences se NATO ne Shqiperi, eshte thellesisht e deshiruar, stimuluar dhe mirepritur nga ne; kjo eshte e “shkruar edhe ne genet” tona.
Dje disa organe mediatike kerkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi reth qendrimit opozitar per “mundesine e zgjerimit te prezences se NATO ne vendin tone”.
Pa asnje dyshim keto jane vetem aludime dashakeqe e krejt te kunderta me realitetin dhe faktet.
Dua te kujtoj ketu qe po thuajse i gjithe rrugetimi i Shqiperise drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne ataresimin e plote tonin aty.
PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partite e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone per BE e NATO.
Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sone, Shqiperia aplikon e pranohet ne Keshillin e Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut.
Me dhjetor 1992 Berisha viziton Seline e NATO ku pritet nga Sektretari i Pergjithshem, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqiperine.